Kursi i gjuhës angleze organizohet në tre programe kohore. I rregullt, intensiv me grup dhe intensiv individual. Në të gjitha nivelet, e që janë gjashtë, ligjërohet, sqarohet dhe bëhen trajnime nga libri "NEW HEADWAY. Nivelet janë këto: I-Biginner. II-Elementary. III- Pre- Intermediate. IV- Intermediate.V- Aper-Intermediate.VI- Advance.
I rregullt: mbahet 3 (tre) herë në javë - nga 90 minuta. Çdo kandidat i nënshtrohet katër testeve provuese dhe tre testeve vlerësuese. Në fund mblidhen poenët e tre testeve vlerësuese dhe pjesëtohen me tre. Ky rezultat i arritur, nëse është mbi 60 (gjashtëdhjetë) pikë, kandidatit i mundësohet të pajiset me Certifikate. Gjatë orës mësohet nga libri i studentit dhe dëgjimi i ushtrimeve në CD. Gjithashtu studenti merr edhe librin e ushtrimores i cili duhet ta plotësoj në shtëpi. Niveli i I (parë) dhe i II (dytë) zgjatin nga 3 (tre) muaj. Niveli i III (tre) zgjatë 3 (tre) muaj e gjysmë. Niveli i IV (katërt) zgjatë 4 (katër) muaj. Niveli i V (pestë) zgjatë 4 (katër) muaj. Niveli i VI (gjashtë) zgjatë 4 (katër) muaj e gjysmë. Pagesa për muaj është nga 20 euro. Librat kushtoj (libri i studentit+ushtrimores) 8 (tetë) euro. Certifikata paguhet 5 (pesë) euro.
Intensiv me grup: Duhet të jenë minimumi 3 (tre) veta, maksimumi 7 (shtatë). Mësimi mbahet çdo ditë nga dy orë me përjashtim të vikendeve. Është i parapamë të përfundoj brenda 1 (një) muajt, gjatë të cilit mbahen 40 orë akademike. Për person paguhet nga 125 euro. Mësimi mbahet nga të njëjtat libra që sqaruam me lartë. Certifikata paguhet 5 (pesë) euro.
Intensiv individual: Organizohet vetëm me një person, çdo ditë nga dy orë, me përjashtim të vikendeve. Pagesa behet për ore akademike nga 8 (tetë) euro. Mësimi mbahet nga të njëjtat libra. Certifikata jepet falas.
Kandidati sipas dëshirës se tij paraprakisht mund t`i nënshtrohet testimit për klasifikim të nivelit.

